Politika e privatësisë

Deklarata lidhur me politikën e privatësisë të Komunës së Kamenicës. Ky njoftim i politikave të privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën ju informon se Komuna e Kamenicës mbledh të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas autoritetit zyrtar. Komuna e Kamenicës sipas këtij ligji konsiderohet kontrollues i të dhënave dhe obligohet të veproj në harmoni me ligjin. Ne kemi vendosur masa të sigurisë për të garantuar se të dhënat tuaja janë duke u përpunuar në mënyrë të sigurtë. Këtu më poshtë ju ofrojmë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit. Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë. Për një përditësim të tillë, ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe. Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim dhe ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe Mbajta e të dhënave Të gjitha të dhënat personale që ju ofroni do të mbahen në përputhje me ligjin dhe akte tjera nënligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, ose ligjet dhe aktet nënligjore tjera të aplikueshme në lidhje me mbajtjen e këtyre të dhënave ose dokumenteve që përmbajnë të dhëna të tilla. Siguria Të gjitha të dhënat personale që ofrohen do të kufizohen për qasje vetëm nga personat e autorizuar të cilët sipas detyrës zyrtare kanë nevojë për të përdorin të dhënat për qëllimet e parapara me ligj dhe të dhënat e tilla do të sigurohen duke respektuar standardet e konfidencialitetit. . Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale Ju keni të drejta të bazuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Komuna, ju keni të drejta të caktuara të cilat bazohen në këtë ligj. Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga Komuna, ju keni të drejtë të dini rreth përpunimit të tyre si: Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plotë; Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara; Ju keni të drejtë të kundërshtoni, në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike; Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja; Ju gjithashtu keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimeve të automatizuara (të bëra vetëm nga makinat) që prekin ju, siç përcaktohet me ligj; Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur. Si të i ushtroni të drejtat tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale? Nëse Komuna në cilësinë e kontrolluesit përpunon të dhënat tuaja personale dhe dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na dërgoni një kërkesë me shkrim tek zyrët tona në një zarf të mbyllur në adresën: Komuna e Kamenicës, Rruga “Skëndërbeu”, 62000, Kosovë. Komuna gjithashtu ka caktuar Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilin mund të kontaktoni në të njëjtën mënyrë. Në parim, ne nuk mund të pranojmë kërkesa verbale (telefonike ose ballë për ballë) lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale , pasi duhet të merremi me kërkesën tuaj për të analizuar më parë atë dhe duke ju identifikuar me besueshmëri. Kërkesa juaj duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm dhe të saktë tët ë dhënave në të cilat dëshironi të përdorni. Kur ka dyshime të arsyeshme në lidhje me identitetin tuaj, mund t’ju kërkohet të siguroni një kopje të një dokumenti, i cili na ndihmon të verifikojmë identitetin tuaj. Mund të jetë çdo dokument siç është karta juaj e identitetit ose pasaporta. Të gjitha të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për të verifikuar identitetin tuaj dhe nuk do të ruhen për më gjatë se sa duhen për këtë qëllim.